Barcelona sakaton Getafen

Barcelona bëri rikthim sensacional duke fituar në udhëtim te Getafe me rezultat të thellë 5:2. Por, fitorja nuk ishte aspak e lehtë për gjigantin katalan. Kampioni në fuqi i La Ligës pas vetëm 14 minutash lojë ishte në disavantazh prej dy golash pas shënimeve nga Sergio Escudeto dhe Lisandro Lopez. Mirëpo, për brenda vetëm tetë…

Sport

22/12/2013 17:58

Barcelona bëri rikthim sensacional duke fituar në udhëtim te Getafe me rezultat të thellë 5:2. Por, fitorja nuk ishte aspak e lehtë për gjigantin katalan.

Kampioni në fuqi i La Ligës pas vetëm 14 minutash lojë ishte në disavantazh prej dy golash pas shënimeve nga Sergio Escudeto dhe Lisandro Lopez.

Mirëpo, për brenda vetëm tetë minutave para përfundimit të pjesës së parë, Pedro Rodriguez realizoi het-trik duke përmbysur rezultatin.

Në vazhdim në skenë doli mesfushori Cesc Fabregas i cili shënoi dy herë përfshirë një gol nga penalltia për fitoren e re të Barcelonës – të arritur pa Neymarin e suspenduar dhe Lionel Messin e lënduar – me çka ata rikthejnë pozitën e parë me pikë të barabarta nga 46, por golaverazh më të mirë se Atletico Madrid.