Barcelona rikthen interesimin për Lautaron

Barcelona thuhet se është përsëri në bisedime me Interin për sulmuesin Lautaro Martinez, pasi angazhuan për trajner Roland Koeman.

Sport

23/08/2020 10:51

Mediet kryesore në Spanjë, Marca dhe Sport raportojnë se Barcelona po ringjall interesimin për sulmuesin argjentinas.

Bisedimet ishin zvarritur gjatë gjithë verës, madhe përtej pikës së klauzolës së lirimit prej 111 milionë euro.

Dukej se Barcelona kishte hequr dorë këtë sezon, me pandeminë që ndikonte në financat e tyre, dhe përqendrimi ishte zhvendosur drejt objektivave të mbrojtjes, pas humbjes 8:2 në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich.

Sidoqoftë, trajneri i ri, Roland Koeman, ka kërkuar Lautaro Martinezin, si një nga nënshkrimet për ta forcuar skuadrën.

Problemi i vetëm qëndron se Barcelona nuk dëshiron të paguajë çmimin prej 100 milionë eurosh të vendosur nga Inter, por Marca sugjeron se katalanët mund të ofrojnë deri në 70 milionë euro./Lajmi.net/