Barcelona publikon listën ndaj Bilbaos, nuk ftohet Dembele

Sonte (e enjte), Barcelona është mysafir i Athletic Bilbaos në kuadër të kualifikuesve për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Sport

20/01/2022 10:07

Katalunasit kanë publikuar listën e të ftuar nga trajneri Xavi, por që nuk ndodh ylli Ousmane Dembele, transmeton lajmi.net.

Mesa duket ky është paralajmërimi i fundit i dhënë nga Xavi për francezin, që duhet të vendos nëse do qëndrojë, apo do shitet në afatin e janarit.

Lista e plotë e Barcelonës:

Ter Stegen, Dest, Pique, Araujo, Busquets, Puig, Alves, Fati, Braithwaite, Neto, Lenglet, Pedri, Alba, Torres, De Jong, Mingueza, Nico, Jutgla, Gavi, Balde, Abde, Tenas./Lajmi.net/