Barcelona po monitoron Martinellin

Gabriel Martinelli është lojtari që po vëzhgohet nga Barcelona, në Katar. Kampionati Botëror 2022 ka dhënë hapësira për disa lojtarë, mes tyre edhe për Gabriel Martinellin. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca po ndjekin nga afër sulmuesin brazilian të Arsenal, Martinelli, para merkatos së janarit, përcjell lajmi.net. Gjigantët e La Liga e shohin 21-vjeçarin nga afër…

Sport

06/12/2022 12:14

Gabriel Martinelli është lojtari që po vëzhgohet nga Barcelona, në Katar.

Kampionati Botëror 2022 ka dhënë hapësira për disa lojtarë, mes tyre edhe për Gabriel Martinellin.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca po ndjekin nga afër sulmuesin brazilian të Arsenal, Martinelli, para merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.

Gjigantët e La Liga e shohin 21-vjeçarin nga afër dhe duan të bëjnë një ofertë për nënshkrimin e tij gjatë vitit 2023.

Kontrata aktuale e Martinelli me skuadrën e Arsenal skadon në vitin 2024.

Lojtari më parë ka dhënë sinjale se është i hapur për një rinovim me ‘Gunners’, por interesimi nga një klub si Barcelona mund të ndryshojë situatën. /Lajmi.net/