Barcelona ofron Coutinhon te Liverpool

Barcelona ka bërë befasinë duke ofruar mesfushorin Philippe Coutinho te ish skuadra, Liverpool.

Sport

30/05/2021 17:39

Braziliani është shumë më ndryshe që nga koha kur ishte pjesë e “Reds”, ngase asnjëherë nuk arriti pritshmërinë e duhur që nga transferimi te Barcelona në janar të vitit 2018, transmeton lajmi.net.

Barcelona dëshiron ta shesë sa më parë shkaku që të shpëtojë nga pagat e larta.

Po ashtu, disa yje do largohen nga gjiganti spanjoll, praktikisht të gjithë do jenë të lirë për çmimin e duhur.

Sipas AS, Barcelona ndoshta do ta humbasë Jordi Alban te Atletico Madrid, Sergio Busquets është në ‘radarin’ e Bayern Munich, derisa PSG do provojë shkëmbim për nënshkrimin me Antonio Griezmann.

Gjithashtu mediumi spanjoll raporton se Barcelona ka sugjeruar ta rikthejë Coutinhon te Liverpool.

Barcelona i ka borxh Liverpoolit rreth 40 milionë euro, andaj në shkëmbim të parave do ta lejojë lojtarin të rikthehet në “Anfield”, kuptohet nëse gjiganti anglez pranon./Lajmi.net/