Barcelona nuk ka në plan shitjen e De Jong
Barcelona nuk janë duke menduar për shitjen e Frenkie de Jong.

Sport
De Jong ka kontratë me Barcën deri në vitin 2026 dhe nuk mendon largimin.
Sipas raportimeve të mediave angleze, mesfushori ishte pranë transferimit në Man United, por një gjë të tillë fillimisht e mohoi trajneri Xavi.
Kur tha se e dëshiron shumë gjatë në ‘Cam Nou’, transmeton lajmi.net.
Përveç tij në lidhje me largimin e De Jong ka reaguar edhe këshilltari i Laportas, Jordi Cruyff, i cili tha se nuk planifikojnë ta shesin lojtarin.
“Frenkie është një lojtar shumë i vlerësuar brenda klubit dhe ne nuk planifikojmë ta shesim atë”, tha Jordi, njofton ‘Marca’.
De Jong ka 42 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat me Barcelonën, ka shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime./Lajmi.net/