Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për tentim-vrasje dhe armëmbajtje

Një shtetas kosovar, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, është ekstraduar nga Italia në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 14 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e…

Lajme

15/10/2026 12:24

Një shtetas kosovar, i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 14 tetor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, me urdhër të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.

Pas ekstradimit, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Mitrovicës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /Lajmi.net/