Barcelona negocion me Rafinhan
Barcelona është në negociata me menaxherin e Rafinhas, për vazhdimin e kontratës së tij.

Sport
Barcelona ka filluar negociatat me menaxherin e Rafinhas, për vazhdimin e kontratës së tij.
Rafinha ka marrëveshje me gjigantin katalan deri në fund të sezonit.
Mirëpo, trajneri Luis Enrique ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të konfirmojnë të ardhmen e futbollistit në Camp Nou.
Rafinha ka filluar të gjejë hapësirë për lojë në ekipin e Barcelonës. Andaj, Enrique llogarit tek ai.