Barcelona mesazh për Ronaldon, e quan Messin ‘Goat’

Barcelona përmes një postimi në Instagram ka 'thumbur' yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke e quajtur Lionel Messin 'Goat' që nënkupton lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Sport

07/12/2020 16:03

Dyshja do takohen në “Camp Nou”, derisa portugezi kërkon golin e parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, klubi katalunas ka postuar një foto të dyshes ulur përballë, derisa të pasqyra afër argjentinasit shkruhet ‘Goat’.

Të dy lojtarët kanë dominuar në 15 vitet e fundit dhe vazhdon të këtë debate se cili është më i miri i të gjitha kohërave.

Mbetet të shihet cili nga lojtarët do dal fitimtar në përballjen e radhës./Lajmi.net/