Barcelona me reagim zyrtar për Neymarin
Barcelona nuk po e mendon rikthimin e Neymarit.
Sport
Sulmuesi brazilian, Neymar, nëse dëshiron të largohet nga Paris Saint Germain, duhet të shikojë për alternativa tjera, pasi Barcelona i ka mbyllur derën e rikthimit.
Këtë e ka deklaruar Jordi Cardoner, nënpresidenti i Barcelonës.
Ka disa ditë që në mediet spanjolle dhe ato franceze është shkruar për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’.
“Bordi i Barcelonës nuk e ka konsideruar asnjëherë rikthimin e tij, sepse ai donte të largohej”, ka deklaruar Cardoner.
“Do të ishte krejt diçka tjetër nëse ne nuk do të besonim në të në momentin e largimit, dhe do ta kishim vlerësuar tani atë mundësi”./Lajmi.net/