Barcelona me lajmin e madh për Iniestan
Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij.
Sport
Barcelona dhe Andres Iniesta vazhdojnë të punojnë në arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e kontratës së tij.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se palët nuk pritet të kenë telashe për arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të tij në Camp Nou.
Futbollisti që tashmë ka mbushur 33 vjet, nuk e ka të zgjidhur të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”.
Por, përkundër kontratës së re, Iniesta prapë do të jetë i lirë të vendos për të ardhmen e tij nëse do të pensionohet në Camp Nou, apo do ta provojë një aventurë të fundit, larg Spanjës dhe futbollit evropian. /Lajmi.net/