Barcelona larg para Cityt

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar beson se Manchester City ka rrugë të gjatë për të kaluar para se të mund të konsiderohet superfuqi evropiane. City shpenzoi 120 milionë euro në përforcime gjatë verës në përpjekje për të siguruar kualifikimin tutje nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit,…

Sport

18/02/2014 08:17

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar beson se Manchester City ka rrugë të gjatë për të kaluar para se të mund të konsiderohet superfuqi evropiane.

City shpenzoi 120 milionë euro në përforcime gjatë verës në përpjekje për të siguruar kualifikimin tutje nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit, pas dy dështimeve të kaluara nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Skuadra e Manuel Pellegrinit depërtoi nga grupi por në fazën eliminatore të garës do të ketë punë me Barcelonën, duke filluar nga dueli i sotëm në Etihad.

City ka fituar përkrahës me stilin sulmues, me të cilin ka shënuar mbi 100 gola në të gjitha garat, por mungesa e përvojës evropiane do të bëjë që ata të pësojnë nga Barcelona, sipas Neymarit.

“Kam lexuar se Manchester City do të mposhtë Barcelonën sepse kanë shënuar më shumë gola në Angli. Por, realiteti është se Manchester City është larg prapa Barcelonës. Ata kanë futbollistë të mirë, por u mungon përvoja në garë. Ne do t’i respektojmë por besoj se do të kualifikohemi”, deklaroi Neymar për Goal.com.