Barcelona kthen vëmendjen kah Lautaro

Kriza te Barcelona mund të ketë një shpëtim - merkaton.

Sport

02/07/2020 20:30

Duke parë krizën e rezultateve së fundmi, Barcelona duket se ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Me dy barazime radhazi, Barca ka lëshuar hapin në garën për titull. Kështu, mediet spanjolle thonë se merkatoja mund të jetë shpëtimi i skuadrës.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barca tani janë krejtësisht të fokusuar te Lautaro Martinez, pasi kanë kompletuar shkëmbimin Pjanic/Arthur, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi argjentinas vlerësohet me 111 milionë euro në klauzolën e tij, e cila do të skadon më vonë gjatë këtij muaji.

Dy klubet deri më tani nuk po pajtohen për atë se kur saktësisht skadon klauzola e lojtarit, por Barca kanë besimin se mund të arrijnë një marrëveshje me para + lojtarë, kur ajo të skadojë.

Junior Firpo, Arturo Vidal, Ivan Rakitic dhe Nelson Semedo janë lojtarët që thuhet se mund të përfshihen në marrëveshje.

Mbetet të shihet se cilët janë hapat që do t’i marrë Barcelona në tentim-transferimin e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/