Barcelona konfirmon shkallën e lëndimit të Koundes dhe Araujos

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në “El Clasicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës, kjo e fundit ka marrë disa lajme jo të mira. Me Ligën e Kombeve në aksion, ku po zhvillohen ndeshje në kuadër të fazës së grupeve, për disa lojtarë kjo garë nuk ka paraqitur fat të mirë, përcjell lajmi.net. Jules…

Sport

24/09/2022 17:12

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në “El Clasicon” mes Real Madridit dhe Barcelonës, kjo e fundit ka marrë disa lajme jo të mira.

Me Ligën e Kombeve në aksion, ku po zhvillohen ndeshje në kuadër të fazës së grupeve, për disa lojtarë kjo garë nuk ka paraqitur fat të mirë, përcjell lajmi.net.

Jules Kounde i Francës dhe Ronald Araujo i Uruguait kanë pësuar lëndime në detyrat me kombëtaret e tyre, ku ky lajm tani paraqet probleme për Barcelonën.

Barcelona tani e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të Koundes dhe Araujos, të cilët tani rrezikojnë të mbesin jashtë fushave për një kohë të konsiderueshme.

Gjiganti katalunas e ka konfirmuar që Kounde ka pësuar një tërheqje të muskulit, ndërsa Araujo ka pësuar një lëndim në kofshë.

Lajme jo të mira këto për trajnerin Xavi, kur kanë mbetur vetëm edhe tri javë deri te ndeshja kundër Real Madridit./Lajmi.net/