Barcelona konfirmon lëndimin e Yamal dhe zbulon sa kohë do të mbetet jashtë fushave
Barcelona ka konfirmuar një lëndim në kyçin e këmbës të Lamine Yamal pas humbjes së tyre ndaj Leganesit (1-0) mbrëmjen e së dielës. Tashmë është bërë e ditur se Yamal do të humbasë fillimin e vitit 2025 dhe rrjedhimisht nuk do të jetë në dispozicion për derbin e së shtunës ndaj Atletico Madridit. Përkundër faktit…
Sport
Barcelona ka konfirmuar një lëndim në kyçin e këmbës të Lamine Yamal pas humbjes së tyre ndaj Leganesit (1-0) mbrëmjen e së dielës.
Tashmë është bërë e ditur se Yamal do të humbasë fillimin e vitit 2025 dhe rrjedhimisht nuk do të jetë në dispozicion për derbin e së shtunës ndaj Atletico Madridit.
Blaugranasit tashmë përmes një komunikate kanë bërë me dije se ai ka lënduar kyçin e këmbës dhe për këtë arsye do të mungojë 3 deri në 4 javë.
Reprezentuesi spanjoll kështu do të humbasë pra ndeshjen me Atletico Madridin e po ashtu edhe duelin ndaj Barbastros në Kupën e Mbretit.
Ai pritet që të rikthehet më pas ndaj Athletic Bilbaos më datë 8 janar në kuadër të Superkupës së Spanjës dhe potencialisht finales në Arabinë Saudite.
Në rast se lëndimi e mban jashtë fushave për katër javë, atëherë Yamal do të rikthehej me gjasë për duelin ndaj Getafes më 19 janar në udhëtim.