Barcelona kërkon huazimin e Sterlingut

Gjiganti spanjoll është duke u përballur me shumë probleme në repartin e sulmit.

Sport

18/09/2021 08:27

Barcelona momentalisht ka shumë pak opsione në sulm pasi janë të lënduar futbollistë si Sergio Aguero, Ousmane Dembele e Martin Braithwaite, transmeton lajmi.net.

Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit që të fillojnë kërkimet për opsione të reja në këtë repart.

Sipas gazetës ‘SPORT’, ‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Man Cityt, Raheem Sterling.

Sterling ka humbur vendin startues në formacionin e Pep Guardiolas dhe thuhet se është i hapur për një largim në merkaton e janarit.

Sulmuesi dëshiron të kalojë Spanjë ku do të ketë më shumë minuta dhe do të luajë së bashku me ish-shokun e skuadrës, Agueron. /Lajmi.net/