Barcelona ka gati alternativën për Marcos Alonso – sytë edhe kah Angelino

Barcelona është e vendosur të bëjë një lëvizje për krahun e majtë të mbrojtjes. Skuadra katalane ka shënjestruar mbrojtësin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso. Ai është dëshira primare e Xavi Hernandez. Megjithatë, skuadra po shqyrton edhe alternativat, në rast se transferimi i Alonso dështon. Sipas raportime nga Spanja, Barca po monitoron situatën e Angelino të…

Sport

02/08/2022 11:48

Barcelona është e vendosur të bëjë një lëvizje për krahun e majtë të mbrojtjes.

Skuadra katalane ka shënjestruar mbrojtësin spanjoll të Chelsea, Marcos Alonso. Ai është dëshira primare e Xavi Hernandez.

Megjithatë, skuadra po shqyrton edhe alternativat, në rast se transferimi i Alonso dështon.

Sipas raportime nga Spanja, Barca po monitoron situatën e Angelino të RB Leipzig, përcjell lajmi.net.

Angelino ka bërë paraqitje mjaft të mira që prej transferimit të tij te Leipzig. Paraprakisht ai luante në Manchester Cityn e Pep Guardiolas.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja e Barcelonës për krahun e majtë të mbrojtjes, ku aktualisht është vetëm Jordi Alba. /Lajmi.net/