Barcelona futet në garë për Jesus, ofron 30 milionë euro për lojtarin

Barcelona është futur në garë për sulmuesin e Manchester City, Gabriel Jesus.

Sport

20/04/2022 13:30

Sipas asaj që bën të ditur uebsajti MEN, “blaugranat” janë duke menduar të ofertojnë 30 milionë euro në drejtim të “Qytetarëve” për lojtarin.

Kontrata e futbollistit skadon në vitin 2023, andaj një lëvizje e brazilianit këtë verë në Spanjë mund të gjente edhe dakordimin e Cityt që nuk janë të interesuar ta humbasin lojtarin me parametra zero, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me Manchester City, Jesus është paraqitur 22 herë, ku ka shënuar tri gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Me ardhjen e Haaland, që tashmë duket punë e kryer, hapësirat për Jesus do të minimizoheshin së tepërmi, meqë ai dhe norvegjezi luajnë në të njëjtën pozitë. /Lajmi.net/