Barcelona fitoi në miqësore falë talentit 16-vjeçar, Yamal dhuron spektakël ndaj Tottenham

Skuadra e Barcelonës arriti të fitoj në miqësore ndaj Tottenham Hotspur në stadiumin ku do ta zhvillojë gjithë sezonin e ri për shkak të punimeve në “Camp Nou”. Ekipi i Xavit arriti fitore 4 me 2 ndaj skuadrës londineze, shkruan Lajmi.net Në fakt ishte një djalosh vetëm 16-vjeçar që ndryshoi krejt rrjedhën e këtij takimi.…

Sport

08/08/2023 22:49

Skuadra e Barcelonës arriti të fitoj në miqësore ndaj Tottenham Hotspur në stadiumin ku do ta zhvillojë gjithë sezonin e ri për shkak të punimeve në “Camp Nou”.

Ekipi i Xavit arriti fitore 4 me 2 ndaj skuadrës londineze, shkruan Lajmi.net

Në fakt ishte një djalosh vetëm 16-vjeçar që ndryshoi krejt rrjedhën e këtij takimi. Emri i tij është Lamine Yamal.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 80’të kur Barcelona ishte duke humbur me rezultatin 1-2.

Me depërtimet e tij fantastike nga krahu i majtë dhe me një asist, Yamal u bë protagonisti krysor në fitoren e ekipit nga Katalunia.

Golat për Barçën i shënuan: Ferran Torres, Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Abde Ezzalzouli./Lajmi.net/