Barcelona e pasuroi Arsenalin me 164 milionë euro

Arsenal dhe Barcelona kanë raporte të shkëlqyeshme në tregun e futbollistëve. Me kalimin e Thomas Vermaelen, do të realizohet edhe një lëvizje mes klubeve. Por, sa para ka përfituar klubi anglez nga shitjet tek ai spanjoll?

Sport

09/08/2014 17:16

Raportet mes Arsenalit dhe Barcelonës janë të shkëlqyeshme sa u përket transferimit të futbollistëve.

Pas zyrtarizmit të transferimit të Thomas Vermaelenit në Nou Camp do të kompletohet edhe një marrëveshje mes klubeve, pas asaj të Alexis Sanchez që shkoi në drejtim të kundërt, më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, e përditshmja sportive katalan “Sport” ka bërë një kalkulim se sa ka përfituar Arsenali nga shitjet tek Barcelona?

Në total, nga viti 2000 klubi nga Emirates ka përfituar 164 milionë euro nga Barcelona, në shitje të tetë futbollistëve përfshirë yje si Cesc Fabregas e Thierry Henry.

Nuk është keq.