Barcelona e mbyll sezonin me fitore, mposht Eibarin

Barcelona ka mbyllur sezonin e La Ligas me fitore.

Sport

22/05/2021 20:02

“Blaugranët” arritën të triumfojnë në fund të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, në këtë takim pushuan disa lojtarë, përfshirë Lionel Messi dhe Pedri.

Kjo sepse Barça kishte humbur shpresat për titull dhe disa nga lojtarët kryesorë u pushuan.

Ishte Antoine Griezmann i cili shënoi gol në min 81′ për ti marrë tre pikë nga Eibari.

Barcelona gjendet në vendin e tretë me 79 pikë.

Rezultati përfundimtar, Eibar 0-1 Barcelona./Lajmi.net/