Barcelona e do këtë ekip në gjysmëfinale
Barcelona preferon të takohet me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport
Barcelona, Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus, janë katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.
Kurse, e përditshmja sportive katalane “Mundo Depotivo” në numrin e sotëm shkruan se kundërshtari i preferuar i Barcelonës është Juventus.
Në Kataloni, Bianconerët konsiderohen si skuadra më e favorshme për t’u ballafaquar para rivalit nga La Liga dhe Bayernit të Pep Guardiolës.
Shorti që do të përcaktojë çiftet e gjysmëfinales do të fillojë në ora 12:00.