Barcelona dhe Sevilla përparojnë në bisedime për Kounden
Barcelona dhe Sevilla janë në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje në lidhje me transferimin e mbrojtësit Jules Kounde.
Sport
Katalunasit po e shohin me prioritet përforcimin e radhëve të veta me një mbrojtës dhe pikërisht francezi është pikëtuar si i duhuri në këtë repart, transmeton lajmi.net.
Thuhet se oferta nga e cila po tundohet Sevilla kap vlerën e 55 milionë eurove, pa i llogaritur bonuset.
Në garë për mbrojtësin është edhe Chelsea, por duket se për “blutë” kjo çështje nuk po trajtohet me prioritet. /Lajmi.net/