Barcelona dhe Bayern në garë për Christensen

Andreas Christensen është një nga lojtarët më të përfolur në radhët e Chelsea.

Sport

17/01/2022 18:26

Qendërmbrojtësi danez vazhdon të hezitojë për të vënë firmën e tij për rinovimin e kontratës me Chelsea, duke nxitur kështu interesimin e shumë skuadrave.

Dy skuadrat që e duan më shumë lojtarin dhe që po bëjnë garë për të janë Barcelona dhe Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Katalanët interesohen për danezin që nga fillimi i merkatos, por nuk ka akoma ndonjë ofertë zyrtare për të.

Bavarezët janë futur në garë së fundmi, por gjendja e tyre ekonomike i favorizon në raport me Barcelonën.

Mbetet të shihet nëse Christensen do të zgjedh njërën nga këto dy skuadra, apo do të rinovojë kontratën me Chelsea – kjo e fundit pak gjasa të ndodh. /Lajmi.net/