Barcelona dhe Atletico pësojnë humbje në buxhet, Reali ndër katër skuadrat me ngritje pas afatit të janarit

16 nga 20 klubet në La Liga u janë zvogëluar buxhetet pas përfundimit të afatit të janarit, me Barcelonën që humbi 35 milionë euro.

Sport

02/03/2021 15:19

Media e njohur spanjolle, Marca me buxhetin e Barcelonës që është zbritur për 9.31 për qind nga 382.7 milionë euro në 347 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Klubi që pësoi rënie tjetër ishte Atletico Madrid, që humbi 14.01 për qind të buxhetit, pra nga 252.7 milionë euro në 217.3 milionë euro.

Me dallim nga dy rivalët, buxheti i Real Madridit u rrit për 1.03 për qind nga 468.5 milionë euro në 473.3 milionë euro.

Celta Vigo, Huesca dhe Granada ishin tri klubet e tjera që iu rritën buxhetet.

Valencia, Real Betis dhe Athletic Bilbao pësuan humbje, përkatësisht 9.92 për qind, 7.08 për qind dhe 7.58 për qind.

Në këtë raport, thuhet se klubet se bashku kanë humbur dy milionë euro shkaku i pandemisë së COVID-19./Lajmi.net/