Barcelona dhe Atletico në negociata të avancuara për shkëmbimin Griezmann – Saul

Një ndër 'operacionet' që mund të ndodh në verë është rikthimi i Antoine Griezmann te Atletico Madrid, që do ta dërgonte Saul Niguez te Barcelona.

Sport

14/07/2021 09:45

Marrëveshja është në negociata të avancuara dhe dy klubet janë të hapura që ta mbyllin marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur, transmeton lajmi.net.

Atleticos i duhet përforcim në sulm dhe rikthimi i francezit i konvenon më së shumti trajnerit Diego Simeone.

Saul gjithashtu dëshiron largimin edhe pse ka oferta nga Liverpool dhe Bayer Munich, opsioni i Barcelonës e pëlqen më shumë, ngase do vazhdonte qëndrimin në La Liga dhe të ishte pranë familjes.

Barcelona prioritet e ka zbritjen e pagës dhe duan largimin e Griezmann, në mënyrë që të garantojnë një mesfushor, ngase e kanë humbur Ëijaldum që iu bashkua PSG.

Në mënyrë që të rikthehet te “Los Rijoblancos”, sulmuesi duhet të zbres pagën.

Sipas Todo Fichajes, ky shkëmbim i ‘çmendur’ mund të ndodh në javën e ardhshme./Lajmi.net/