Barcelona dëshiron ta kompletojë marrëveshjen me Kounden orët e ardhshme

Barcelona e ka gati kontratën për mbrojtësin e Sevillas, Julas Kounde. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, katalunasit nuk duan të humbin më shumë kohë në lidhje me zyrtarizimin e lojtarit. Çmimi i francezit tashmë është caktuar. “Blaugranat” do të paguajnë 50 milionë euro, pa i llogaritur bonuset. Futbollisti tashmë e ka lënë…

Sport

28/07/2022 16:29

Barcelona e ka gati kontratën për mbrojtësin e Sevillas, Julas Kounde.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, katalunasit nuk duan të humbin më shumë kohë në lidhje me zyrtarizimin e lojtarit.

Çmimi i francezit tashmë është caktuar. “Blaugranat” do të paguajnë 50 milionë euro, pa i llogaritur bonuset.

Futbollisti tashmë e ka lënë grumbullimin me Sevillan dhe nënshkrimi i kontratës pritet të jetë vetëm çështje orësh. /Lajmi.net/