Barcelona: Adios Vilanova
Futbollistët e Barcelonës, dhe drejtuesit e gjigantit katalan kanë bërë homazhe para një fotografie të ish trajnerit të ndjerë, Tito Vilanova, në stadiumin Camp Nou.
Sport
Yjet e Barcelonës së bashku me drejtuesit e klubit kanë bërë homazhe para fotografisë së ish trajnerit Tito Vilanova, të vendosur brenda stadiumit Camp Nou.
Ish strategu i gjigantit katalan vdiq të premten duke humbur luftën e gjatë me kancerin.
Në mesin e numrit të madh të atyre që kanë shprehur pikëllimin dhe ngushëllimet e tyre për vdekjen e Vilanovas, pa dyshim se më të prekurit janë futbollistët e Barcelonës që ishin shumë të afërt me të.
Yjet e gjigantit katalan janë bashkuar duke nderuar ish trajnerin e tyre para një fotografie të tij në stadiumin e ekipit.
Ndërsa, lamtumira e fundit e Vilanovës do të bëhet të hënën në mbrëmje në një ceremoni private në Katedralen e Barcelonës.