Barca të ofrojë 36 milionë funte për Soyuncu?

Barcelona ka vënë në shënjestër qendërmbrojtësin turk, Caglar Soyuncu.

Sport

07/08/2020 16:59

Soyuncu ka qenë spektakolar në paraqitjet e tij në Premierligë me skuadrën e Leicester City, duke bërë që vëmendja për të të jetë e madhe.

Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona pritet të nis një ofertë të majme për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Katalanët thuhet të jenë gati që të paguajnë deri në 28 milionë funte për kartonin e turkut.

Soyuncu ka karrierë të pasur edhe me kombëtaren, ku me Turqinë është paraqitur 28 herë, kur akoma është vetëm 24 vjeç.

Kujtojmë se Barcelona ka në shënjestër edhe një tjetër mbrojtës nga Premierliga, Eric Garcia, i cili ka refuzuar vazhdimin e kontratës. /Lajmi.net/