Barca shton interesimin për Grimaldo

Alex Grimaldo është në rrugë të mirë për t’u kthyer në ‘Camp Nou’.

Sport

28/04/2022 11:47

Tash e disa kohë, Barcelona është duke kërkuar një mbrojtës për krahun e majtë, i cili do të mbulonte hapësirat e Jordi Alba.

Shumë emra janë përmendur, por një nga ta që po zgjon vëmendje më të madhe të Barcës është Alex Grimaldo.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Barcelona janë duke planifikuar transferimin e Grimaldo, i cili është prodhim i akademisë së Barcës, përcjell lajmi.net.

‘Blaugrana’ e linin lojtarin të largohej drejt Benficas në vitin 2016.

26 vjeçari mund të kthehet së shpejti në ‘Camp Nou’, nëse gjithçka shkon sipas planit. /Lajmi.net/