Barca ofroi 75 mln për De Ligt, kjo është përgjigja e Juventusit

Barcelona dhe Juventus janë në bisedime intensive rreth transferimit të futbollistëve, derisa afati kalimtar i verës po afrohet.

Sport

20/05/2020 19:35

Pas Miralem Pjanic, Barcelona po kërkon të transferojë nga Juventus edhe mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Sport raporton se katalanët kanë paraqitur një ofertë prej 75 milionë euro për për mbrojtësin e Juventusit, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi holandez ka pasur një fillim të vështirë në Itali pas transferimit verën e kaluar nga Ajax, dhe Barcelona shpreson t’i jap një mundësi tjetër, duke e transferuar në ‘Camp Nou’.

Por duket se Juventus e sheh të ardhmen e mbrojtjes te 20 vjeçari, duke mos pranuar ofertën e Barcelonës./Lajmi.net/