Barca nuk largon vëmendjen nga Joao Felix

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e Joao Felix.

Sport

12/04/2022 12:35

Ylli portugez i Atletico Madrid, Joao Felix pasi lidhej me një kalim të mundshëm te Barcelona gjatë janarit, vazhdon të jetë në radarin ‘Blaugrana’ edhe para merkatos së verës.

‘Sport’ bën të ditur se Felix është në listën e dëshirave të Barcës tash e sa kohë, dhe një lëvizje tjetër drejt tij pritet nga katalanët gjatë verës, përcjell lajmi.net.

Atletico Madrid nuk do të heqin lehtë dorë nga kartoni i portugezit.

Barcelona po sheh edhe për një sulmues tjetër. Në listë janë tre emra; Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Darwin Nunez.

Mbetet të shihet se si do të shkojë tentativa e Barcës për yllin e ‘Rojiblancos’. /Lajmi.net/