Barca nis ofertën zyrtare për Lautaro Martinez

Barcelona ka nisur ofertën zyrtare për yllin e Inter, Lautaro Martinez.

Sport

02/03/2020 17:08

Barcelona thuhet të ketë nisur ofertën e parë zyrtare për skuadrën e Inter, për shërbimet e Lautaro Martinez, raportojnë mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Gjiganti katalan lidhet me transferimin e argjentinasit, i cili thuhet të ketë dëshirë të luajë me Messi.

Barca sheh lojtarin si zëvendësues afatgjatë për Luis Suarez, i cili aktualisht është i lënduar, dhe vuan nga një operim në gju.

Barca thuhet të ketë ofruar 70 milionë euro për shërbimet e Lautaro.

Gjithashtu, në ofertë thuhet të jenë përfshirë edhe dy lojtarë; Arturo Vidal dhe Nelson Semedo.

Mbetet të shihet nëse Inter do të pranojë këtë ofertë të Barcelonës, për Lautaro. /Lajmi.net/