Barça me kamp në Prishtinë, drejtori: Ky vend ka shumë talentë të futbollit

Nga 20 deri më 24 tetor në Prishtinë do të mbahet kampi i njërit prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelonës. Qëllimi kryesor i këtij kampi është zbulimi i fëmijëve të talentuar në futboll që pastaj do ta kenë mundësinë e provimit edhe te klubi katalanas. Drejtori i Barcelonës për këtë kamp në Kosovë,…

Sport

23/09/2024 13:32

Nga 20 deri më 24 tetor në Prishtinë do të mbahet kampi i njërit prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelonës. Qëllimi kryesor i këtij kampi është zbulimi i fëmijëve të talentuar në futboll që pastaj do ta kenë mundësinë e provimit edhe te klubi katalanas.

Drejtori i Barcelonës për këtë kamp në Kosovë, Diego Perreira, tha se Kosova është vend që ka numër të madh të talentëve dhe se duhet të bëhet vetëm një punë më e madhe për zbulimin e tyre.

“Kam parë ndeshje futbolli këtu në Kosovë, të meshkujve dhe femrave. Jam i sigurt që keni shumë talent. Është vetëm një çështje zhvillimi të talentit, dhe këto lloj iniciativash ndihmojnë në zhvillimin e këtij lloji talenti gjithashtu”, shtoi në fund ai.

Bardh Krasniqi, menaxher i piarit të këtij programi për Kosovë, theksoi se qëllimi kryesor i këtij kampi është zbulimi i fëmijëve që kanë talent në futboll dhe të cilët pastaj do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre edhe në fazat provuese në Barcelonë.

“Ky është kamp i akademisë së Barcelonës i cili do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali ku janë terene në të cilat ushtrojnë edhe përfaqësueset tona…Do të hapët nga 20 deri më 24 tetor. Aty do t’i kemi maksimalisht, për shkak se Barcelona i ka disa kritere për të mos shkuar në sasi por të fokusohemi në kualitet dhe e dimë që Barcelona atë e bën më së miri. Kështu që prej 20 deri më 24 tetor do ta kemi kampin zyrtar të Barcelonës në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë…Pas fazës së kampit, do të kalojmë në përzgjedhjen e talentëve e cila do të bëhet prej specifik të Barcelonës të cilët do të barten janë Barcelonë, 30 prej fëmijëve të talentuar”, theksoi Krasniqi

Tutje Perreira theksoi se talentët që do të përzgjidhen do të kenë një përvojë unike në Barcelonë pas kampit në Kosovë.

“Objektivi kryesor nga klubi dhe nga ne është t’u japim fëmijëve të Kosovës mundësinë që të shijojnë një përvojë unike, duke pasur këtu për një javë trajnerë të klubit të futbollit Barcelona, pastaj kemi mundësinë të stërvitemi sipas metodës, dhe nën vlerat e klubit të futbollit të Barcelonës, i cili është një klub unik në botën e futbollit, një klub ndryshe, një klub unik dhe krenar që është kaq i ndryshëm”, tha Perrerira.