Barca kërkon 20 milionë euro për kartonin e Dest

Sergino Dest mund të largohet nga Barcelona. Ylli amerikan, Dest, tash e sa kohë vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, pasi duket se nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez. Një faktor tjetër, shumë i rëndësishëm që shtynë largimin e lojtarit është situata ekonomike e klubit. Sipas raportimeve të ‘Sport’,…

Sport

22/08/2022 19:30

Sergino Dest mund të largohet nga Barcelona.

Ylli amerikan, Dest, tash e sa kohë vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, pasi duket se nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez.

Një faktor tjetër, shumë i rëndësishëm që shtynë largimin e lojtarit është situata ekonomike e klubit.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona po kërkojnë të sigurojnë rreth 20 milionë euro në nga një marrëveshje që do ta shihte lojtarin të largohej nga ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

‘Blaugrana’ nuk po e kanë të lehtë të gjejnë një skuadër që blen kartonin e amerikanit. United vazhdon të jetë një nga alternativat. /Lajmi.net/