Barca gjen pasuesin e Quique Setien

Xavi Hernandez mund të rikthehet te Barcelona, por tani në rolin e trajnerit.

Sport

03/07/2020 11:25

Katalanët janë duke kaluar një periudhe aspak të mirë që pas rifillimit të futbollit në Spanjë, ku kanë humbur pozitën e parë, dhe tani renditen pas Real Madrid, me katër pikë më pak.

Kjo formë aspak e mirë  po i adresohet trajnerit Quique Setien, i cili me gjasa të mëdha do të largohet në fund të sezonit.

Mediet në Spanjë kanë filluar të spekulojnë për pasuesin e Setien, dhe njëri prej tyre është Xavi Hernandez.

Mundo Deportivo raporton se Xavi mund të rikthehet në ‘Camp Nou’, për të drejtuar katalanët nga sezoni i ri, përcjell lajmi.net.

40 vjeçari ka nisur zejen e trajnerit në Emiratet e Bashkuara, te skuadra Al Sadd, ku ishte një kohë edhe futbollist.

Xavi e njeh mirë Barcelonën, pasi ishte pjesë e skuadrës së parë për 17 vite./Lajmi.net/