Barca fiton bindshëm ndaj Valencias, Suarez rikthehet me dy gola, shkëlqen Fati

Barcelona e ka mbyllur me fitore xhiron e katërt në La Liga.

Sport

14/09/2019 22:51

Kampionët në fuqi kanë pritur në ‘Camp Nou’ skuadrën e Valencias, të cilën e kaluan më lehtë sesa është pritur, duke e mposhtur me rezultatin 5:2.

Në këtë takim, ishte 16 vjeçari Ansu Fati ai i cili shkëlqeu duke bërë diferencën qysh në 6 minutat e para, duke shënuar në minutën e 3’ dhe duke dhënë një asistim për Frenkie de Jong në minutën e gjashtë, për të quar Barcelonën në 2:0, raporton lajmi.net.

Valencia reagoi me anë të Gameiro, në minutën e 29’. Ky gol ishte krejt çka Valencia tregoi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Valverde arritën që të gjejnë edhe tri herë rrugën e golit, për të shuar shpresat e mysafirëve që shënuan vetëm një.

Fillimisht, Gerrard Pique realizoi në minutën e 52’, kurse pas tij shënoi dy herë të tjera Luis Suarez, në minutat 61’ dhe 82’. Kurse, për Valencia shënoi Gomez në minutën 92′.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e katërt, me shtatë pikë, dy më pak se liderët e Atletico Madrid, pas katër ndeshjeve, kurse Valencia numëron katër pikë në aq ndeshje të luajtura, për pozitën e 15. /Lajmi.net/