Barça ende e interesuar për Foyth, por ka telashe me çmimin e tij

Barcelona është ende e interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Joan Foyth. Katalunasit dëshirojnë që të përforcohen në vijën e fundit dhe pikërisht argjentinasi po konsiderohet i duhuri. Gjithsesi, sipas asaj që bën të ditur Gerrardo Romero, problem për këtë lëvizje mund të jetë çmimi i lojtarit, transmeton lajmi.net. Në kontratën e lojtarit, klauzola liruese e…

Sport

27/08/2022 10:26

Barcelona është ende e interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Joan Foyth.

Katalunasit dëshirojnë që të përforcohen në vijën e fundit dhe pikërisht argjentinasi po konsiderohet i duhuri.

Gjithsesi, sipas asaj që bën të ditur Gerrardo Romero, problem për këtë lëvizje mund të jetë çmimi i lojtarit, transmeton lajmi.net.

Në kontratën e lojtarit, klauzola liruese e tij është rritur për 30 për qind në pesë ditët e fundit, çka do të thotë se nga 42 milionë tani lojtari vlerësohet me çmimin 54.6 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse “blaugranat” do të tentojnë nënshkrimin me të në këtë afat kalimtar. /Lajmi.net/