Barça e shkatërron Leonin (Video)

Barcelona e ka shkatërruar ekipin Club Leon, të cilin e përcolli në shtëpi me gjashtë gola, në kuadër të trofeut Joan Gamper.

Sport

18/08/2014 23:39

Barcelona është fituese e trofeut Joan Gamper. Gjiganti katalunas e ka mposhtur ekipin Club Leon me rezultat të thellë 6:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Camp Nou.

Neymar dhe Munir El Haddaddi kanë realizuar nga dy gola, ndërsa nga një e shtuan Lionel Messi dhe Sandro Ramires.

Në këtë ndeshje ka debutuar edhe super përforcimi i Barcelonës, Luis Suarez, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.