Barca e gatshme të shes Rafinhan tek Inter

Rafinha Alcantara mund të transferohet tek Inter.

Sport

25/07/2020 11:20

Barcelona ka nevojë të grumbullojë të holla gjatë merkatos së verës dhe Rafinha Alcantara është në mesin e lojtarëve që do të shitet.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca janë gati të shesin mesfushorin te skuadra e Inter, transmeton lajmi.net.

Katalanët refuzuan ofertën 10 milionë euroshe të Celta Vigo për 27 vjeçarin më herët gjatë këtij muaji, por tani po përgatiten të pranojnë ofertë nga ‘Nerazzurri’.

Thuhet se Inter mund të sigurojnë kartonin e lojtarit për një çmim prej 16 milionë eurove.

Rafinha ka luajtur edicionin 2019/20 në huazim te Celta dhe ka vetëm një vit kontratë të mbetur me Barcelonën. /Lajmi.net/