Barca dhe Man City 5 milionë euro larg marrëveshjes për Eric Garcia
Barcelona vazhdon insistimin për Eric Garcia.
Sport
Faza e mbrojtjes vazhdon të jetë problematike te skuadra e Barcelonës, me katalanët që po mendojnë edhe për një përforcim në ditën e fundit të merkatos.
Eric Garcia i Manchester City është dëshira kryesore e skuadrës, përfshirë edhe trajnerin Ronald Koeman.
Megjithatë, sipas ‘RAC1’, transferimi i Garcias te Barca po komplikohet, transmeton lajmi.net.
Man City vazhdon të kërkojë 20 milionë euro për kartonin e lojtarit, kurse Barca është larg me ofertën.
Skuadra nga ‘Camp Nou’ ka ofruar 5 milionë euro, plus 10 milionë euro si bonuse, që në total i bie 15 milionë euro.
Lojtari ka shprehur dëshirën të kthehet në ‘Camp Nou’, ku më parë ishte vetëm si pjesë e akademisë së skuadrës ‘Blaugrana’. /Lajmi.net/