Sulmi ndaj infermieres në Prishtinë, reagon drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: E papranueshme
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të QKMF-së, e cila ishte duke ofruar shërbim shëndetësor në shtëpinë e një pacienti në lagjen Kalabria. Gashi e ka dënuar fuqishëm rastin, duke e cilësuar të papranueshëm çdo sulm ndaj profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të detyrës. “Sulmi…
Lajme
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të QKMF-së, e cila ishte duke ofruar shërbim shëndetësor në shtëpinë e një pacienti në lagjen Kalabria.
Gashi e ka dënuar fuqishëm rastin, duke e cilësuar të papranueshëm çdo sulm ndaj profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të detyrës.
“Sulmi ndaj profesionistëve që janë në detyrë për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për qytetarët është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë”, thuhet në reagim.
Sipas tij, rasti është raportuar dhe po trajtohet nga Policia e Kosovës dhe organet kompetente.
Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe se shërbimet shëndetësore në terren do të vazhdojnë normalisht.
“Siguria dhe dinjiteti” i profesionistëve shëndetësorë, sipas Drejtorisë, mbeten të panegociueshme.