Barça dëshiron Bernardon edhe nëse De Jong qëndron

Barcelona janë të bindur për transferimin e Bernardo Silvas. E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë e paqartë. Sipas mediave Barcelona kërkon shitjen e mesfushorit holandez, por është vet ai që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. ‘Sport’ njofton se pavarësisht nëse De Jong zgjedh…

Sport

07/08/2022 15:49

Barcelona janë të bindur për transferimin e Bernardo Silvas.

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë e paqartë.

Sipas mediave Barcelona kërkon shitjen e mesfushorit holandez, por është vet ai që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

‘Sport’ njofton se pavarësisht nëse De Jong zgjedh të qëndrojë, Barcelona dëshiron transferimin e Bernardo Silvas, transmeton lajmi.net.

Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin portugez, andaj nuk ka në plan të heq dorë nga ai.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë me dyshen De Jong e Bernardo Silva./Lajmi.net/