Barazime në Grupin H

Atletico Madrid vazhdon të jetë i pamposhtur në Grupin H, por humbi pikët e para – edhe pse të parëndësishme – në udhëtim te Zenit St Petersburg, ku pavarësisht mungesave të shumta, barazoi 1:1. Adrian kaloi spanjollët në epërsi me golin e tij në minutën e 53-të, mirëpo vendasit barazuan pas autogolit nga Toby Alderweireld…

Sport

26/11/2013 21:43

Atletico Madrid vazhdon të jetë i pamposhtur në Grupin H, por humbi pikët e para – edhe pse të parëndësishme – në udhëtim te Zenit St Petersburg, ku pavarësisht mungesave të shumta, barazoi 1:1.

Adrian kaloi spanjollët në epërsi me golin e tij në minutën e 53-të, mirëpo vendasit barazuan pas autogolit nga Toby Alderweireld në minutën e 74-të.

Atletico është e kualifikuar dhe e ka të sigurt pozitën e parë kurse Zenit do ta kërkojë atë në xhiron e fundit me Porton, ku skuadra portugeze ka një pikë më pak se ata, pas barazimit dëshpërues në shtëpi me Austrinë e Vjenës, 1:1.

 Rezultatet

Zenit – Atletico 1:1

Porto – Austria Vjenë 1:1

 Tabela

Atletico 13

Zenit 6

Porto 5

Austria 2

Atletico Madridi i kualifikuar, luajti baras 1:1 në udhëtim te Zenit St Petersburg. Kurse, këtë rezultat nuk e shfrytëzoi Porto që i ndau pikët në shtëpi me Austrinë e Vjenës, duke u ndarë po ashtu 1:1.