Barazim i bukur në Meazza
Kampioni i Serie A, Juventus, barazoi 1-1 me Interin në Giuseppe Meazza në ‘Derby d’Italia’. Në duelin e dy skuadrave të urryera në fushë dhe jashtë saj, u zhvillua një lojë me ritëm të lartë dhe raste për të dyja skuadrat që në fund i ndanë pikët. Përforcimi i ri i Nerazzurrëve, Mauro Icardi u…
Sport
Kampioni i Serie A, Juventus, barazoi 1-1 me Interin në Giuseppe Meazza në ‘Derby d’Italia’.
Në duelin e dy skuadrave të urryera në fushë dhe jashtë saj, u zhvillua një lojë me ritëm të lartë dhe raste për të dyja skuadrat që në fund i ndanë pikët.
Përforcimi i ri i Nerazzurrëve, Mauro Icardi u inkuadrua nga bankina dhe i kaloi vendasit në epërsi me golin e tij në minutën e 73-të. Por, vetëm dy minuta më vonë Arturo Vidal u kundërpërgjigj për Juventusin duke barazuar rezultatin.
Në vazhdim ekipi i Antonio Contes pati edhe tri raste të mira për tu larguar nga Milano me fitore, por Carlos Tevez, Mauricio Isla dhe Paul Pogba nuk arritën të realizojnë. Me këtë barazim të dyja skuadrat mbeten të pamposhtura pas tri xhirosh në Serie A.