Barazim dinamik

14:51 | 28 Shtator 2013

Chelsea

Tottenham dhe Chelsea u ndanë baras 1-1 në White Hart Lane, në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë. Në një duel jashtëzakonisht dinamik, ku pati gjithçka, ekipet londineze i ndanë pikët. Pjesa e parë u dominua nga Tottenham. Skuadra e Andre Villas-Boas kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e mesfushorit islandez […]

Tottenham dhe Chelsea u ndanë baras 1-1 në White Hart Lane, në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë. Në një duel jashtëzakonisht dinamik, ku pati gjithçka, ekipet londineze i ndanë pikët.

Pjesa e parë u dominua nga Tottenham. Skuadra e Andre Villas-Boas kaloi në epërsi në minutën e 19-të me golin e mesfushorit islandez Gylfi Sigurdsson. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve.

Por, në të dytën, pas inkuadrimit të Juan Matas në vend të John Obi Mikel, skuadra e Jose Mourinhos u ringjall dhe filloi të krijojë raste të njëpasnjëshme të cilat në fund u shpërblyen me golin e bararazimit nga qendërmbrojtësi John Terry.

Reprezentuesi anglez shënoi me kokë pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Mata, në minutën e 65-të. Atëherë kur mysafirët u hodhën në kërkim të golit të fitores dhe kërcënuan seriozisht me një rast të mirë të zëvendësuesit Andre Schurrle, u ndalën pas vendimit të gjyqtarit Mike Dean i cili e ndëshkoi sulmuesin Fernando Torres me kartonin e dytë të verdhë.

Në vazhdim, Tottenham kërcënoi në dy raste pas goditjeve nga Defoe dhe Sigurdsson, por nuk pati më gola. Me këtë pikë, Tottenham ka dalë në krye të Premierligës në kuotën e 13 pikëve, një më tepër se Arsenali – që më vonë ndeshet me Swansea Cityn – kurse Chelsea ka 11.