Banorët e Torontos kundër reperit me prejardhje shqiptare

“Kush do të mendonte që një mjekrosh i shëndoshë me prejardhje shqiptare nga Queens i New York-ut të bëhet një nga fytyrat më të freskëta dhe më emocionuese të Hip Hop-it të ditëve të sotme?” – kështu e fillon shkrimin portali glidemagazine.com për Action Bronson.

ShowBiz

03/06/2015 21:00

Për më tëpër aty thuhet se ajo çka nuk mund të mohohet është talenti i madh i reperit prapa mikrofonit.

Por si duket këtë mendim nuk e kanë edhe 42 mijë banorë të Torontos, të cilët e kanë nënshkruar një peticion për të mos e lejuar reperin Bronson të përformojë në NXNE Festival, për shkak të siç thuhet gjuhës së tij të urrejtjes dhe mesazheve të dhunshme që transmeton me këngët e tij.

“Një muzikant i cili e përkrahë dhunën dhe përdhunimin e grave nuk do të duhej të ftohej për të kënduar në një vend publik të qytetit tonë”, ka thënë Shiner, iniciatorja e peticionit.
Organizatorët e festivalit largimin e Bronson e arsyetojnë me faktin se vendi ku do te mbahet koncerti është publik dhe ata janë të detyruar ta respektojnë dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve të Torontos.
Megjithatë, ky largim duket se nuk i ka bërë përshtypje reperit. Në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter ai ka shkruar: “E kujt i intereson!! Ju do të shihni edhe shumëçka nga unë edhe për shumë vite të tjera vijuese dhe do të keni prapë për çka të më urreni. Rrini të informuar”, ka reaguar Bronson.

Action Bronson ka arritur famë të konsiderueshme në Amerikë dhe jo vetëm, dhe pothuajse çdo ditë është pjesë e tabloidëve dhe gazetave të ndryshme botërorë që shkruajnë për të.