Banorët e Kuçishtës thonë se Mali i Zi e “luajti mexhën” (Foto)

Qytetarë të anës së Pejës, më saktësisht të fshatit Kuçishtë, janë të shqetësuar se po pengohen për t’i shfrytëzuar pronat e tyre në kufi me Malin e Zi.

Lajme

01/03/2015 19:14

E krejt kjo si pasojë që autoritetet malazeze, sipas tyre, pretendojnë të marrin 40 kilometra brenda territorit të Kosovës, raporton KTV.

Ukë Xhevukaj, 80-vjeçar, tregon se si kishte qenë e ndarë kjo pjesë e kufirit me Malin e Zi dhe thotë se malazezët e “kanë lujt mexhën”.

aaa

Banorët thonë se është e papranueshme që të mos kenë të drejtë t’i punojnë tokat e tyre. Madje, në atë pjesë gjenden edhe varreza të shqiptarëve të kësaj ane.

E për këtë thonë se fajet i kanë institucionet e Kosovës. Banorët kërkojnë që pikat kufitare mes dy vendeve të mbesin ato që janë paraparë në vitin 1974.

Ndryshimet e pikave kufitare Kosovë-Mal i Zi i ka paraqitur edhe nëpërmes grafikës eksploruesi i bukurive natyrore të Kosovës, Arben Islami. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet qartë kufiri i dikurshëm i Kosovës me Malin e Zi, dhe ai ku është sot.

a

Po ashtu shihet se si është ndarë në dy pjesë liqeni që gjendet shumë afër fshatit Kuçishtë. E derisa kjo vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, gjatë vizitës së fundit në Mal të Zi, ka lavdëruar marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, raporton KTV.