Banega i kërkon falje ­Contes

Ever Banega i ka kërkuar falje Antonio Contes.

Sport

11/09/2020 19:57

Ylli argjentinas i Sevilla, Ever Banega, është përkujdesur që t’i kërkojë falje trajnerit të Inter, Antonio Conte.

Në finalen e Ligës së Evropës, Conte dhe Banega shkëmbyen disa fjalë, duke ngritur tensionet në të dyja polet.

Megjithatë, së fundmi, Banega i ka kërkuar falje trajnerit të Inter për skenat e ngjara në Gjermani.

“Ishte në tensionin e momentit”, ka thënë Banega, transmeton lajmi.net.

“I kërkoj falje Antonio Contes, nëse ai ishte i mërzitur me atë që bëra unë”, shtoi lojtari.

Banega arriti në fund që me skuadrën e tij të mposhte Interin dhe të fitonte Ligën e Evropës. /Lajmi.net/