Balotelli viziton Milanin

Mario Balotelli ka vizituar ish skuadrën e tij Milan, duke u paraqitur në Milanello, për të ndjekur stërvitjen e sotme të ekipit të drejtuar nga Filippo Inzaghi.

Sport

10/03/2015 13:52

Milan ka publikuar një komunikatë duke bërë të ditur se skuadra sot pati një mysafir special.

Mario Balotelli, sulmues i Italisë dhe Liverpoolit, u paraqit sot në Milanello, për të ndjekur stërvitjen e ish ekipit të tij.

“Një befasi e këndshme sot në Milanello: Mario Balotelli, futbollist i Milanit deri në gushtin e vitit 2014, aktualisht në Liverpool, erdhi për të na vizituar në stërvitjen e sotme të ish bashkëlojtarëve të tij, duke dëshmuar se ende e ka në zemër skuadrën Rossonere”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Milanit.